I riu gjendet i pajetë në konviktin e shkollës në Gjirokastër, policia: Kishte marrë mbidozë ilaçesh!
Një 21-vjeçar është gjetur i pajetë në ambientet e konviktit të shkollës private pranë katedrales ortodokse “Lindja e Krishtit” në Gjirokastër.
I riu është gjetur nga shokët e tij të dhomës, të cilët fillimisht menduan se ai po flinte.
I riu është nga Lushnja dhe konfirmohet se kishte ardhur për të kaluar disa ditë në ambientet e konviktit të shkollës ortodokse “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër, ku kishte përfunduar më parë studimet.
Policia e Gjirokastrës ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e raportuar pak më parë, ku një i ri u gjet pa shenja jete në ambientet e konviktit të një shkolle private.
Blutë njoftojnë se i riu u gjet në ambientet e tualeteve të konviktit, ndërsa sa i përket shkaqeve të ndarjes nga jeta, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së ilaçeve që 21-vjeçari merrte për shkak të depresionit.
Njoftimi:
Më datë 16.01.2025, rreth orës 09:55, në tualetet e konviktit të një shkolle private, në lagjen “11 Janari”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Sh., 21 vjeç, banues në Durrës. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së ilaçeve që 21 vjeçari merrte për shkak të depresionit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.
Fraksion.com