Life StyleTë fundit

Dasara Karaiskaj për Jozin: Është gay

Gazetarja Dasara Karaiskaj ka bërë një deklaratë të bujshme në lidhje me Jozin. Ajo ka publikuar një video në rrjetin social Instagram, ku ka theksuar se “Jozi është gay” dhe se partneri i tij ka pohuar se janë në një marrëdhënie bashkë.

Karaiska ka komentuar lidhur me partnerin e Jozit, i cili, sipas saj, ka jetuar me të në Zvicër dhe Milano. Ajo ka shprehur keqardhje për këtë situatë dhe ka thënë se nuk është e drejtë të denigrohet figura e partnerit të Jozit, i cili ka një foto të Jozit si foto profili në Instagram.

“Mua më vjen aq keq për atë partnerin e Jozit… Jozi e ka hak të nxjerrë atë foton e profilit të atij partneri të tij,” ka thënë Karaiska.

Ndërkohë, Jozi ka qenë një nga personazhet më të komentuar gjatë pranisë së tij në Big Brother, fillimisht për një ngjarje me Loredanën, ku u pa duke e kapur për fytyre dhe duke tentuar ta puthte, ndërsa më pas ka pasur një debat të fortë me Gjestin, Amber dhe G-Bani.

 

Fraksion.com