AktualitetPolitikëTë fundit

Begaj përshëndet armëpushimin në Gaza: Zbatimi do lehtësojë vuajtjet për të gjithë të prekurit

Presidenti Bajram Begaj përshëndeti sot marrëveshjen për armëpushim në Gaza, që siç u shpreh ai, shënon fundin e më shumë se 15 muajve të konfliktit.

“I vlerësoj përpjekjet e ndërmjetësimit nga Shtetet e Bashkuara, Katari, Egjipti dhe të tjerëve”, shkroi Begaj në rrjetet sociale.

“Zbatimi i plotë i marrëveshjes është thelbësor për një paqe të qëndrueshme dhe për lehtësimin e vuajtjeve për të gjithë ata që janë të prekur në rajon”, përfundoi kreu i shtetit mesazhin në rrjetin social x.

Një ditë më parë u njoftua nga presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump se është arritur një marrëveshje për pengjet në Gaza. Deklarata erdhi ndërsa mediet ndërkombëtare raportuan se Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi.

Më herët, grupi palestinez i rezistencës Hamas kishte deklaruar se i ishte përgjigjur zyrtarisht marrëveshjes së propozuar për armëpushim me Izraelin.

 

Fraksion.com