Ambasada e SHBA: Mbështetja për Burgjet, tjetër hap për të çuar më tej Reformën në Drejtësi
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve në Shqipëri Klevis Qose dhe Drejtori i Inteligjencës Korrektuese Edlir Ajazi mbyllën vizitën e tyre studimore në Shtetet e Bashkuara këtë javë.
Siç njofton ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ndërsa ishin në SHBA ata u takuan me drejtuesit në selinë e ICITAP në Departamentin e Drejtësisë në Uashington, DC, dhe Divizionin e Inteligjencës dhe Hetimeve të Departamentit të Sigurisë Publike dhe Shërbimeve Korrektuese të Maryland.
Ata gjithashtu udhëtuan në Orlando, Florida, për Konferencën Dimërore të Shoqatës Korrektuese Amerikane.
“Kjo vizitë, e financuar nga Departamenti i Shtetit dhe ICITAP, mbështet zhvillimin e Njësisë së Inteligjencës Korrektuese të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve – një tjetër hap për të çuar më tej reformën në drejtësi dhe sundimin e ligjit në Shqipëri”, njoftoi ambasada e SHBA.
Fraksion.com