“Të të jap 10 mijë lekë, mos më bëj testin e alkoolit”, I dehur në timon, arrestohet 59-vjeçari
Nuk iu bind Policisë, për të ndaluar automjetin që e drejtonte i dehur, si dhe ofroi para, që të mos kryente testin e alkoolit dhe t’i shmangej arrestimit, vihet në pranga 59-vjeçari.
Sapo i është kërkuar nga punonjësit e Policisë, që të bëjë testin e alkoolit, 59-vjeçari ka ofruar 1000 lekë. Punonjësit e Policisë kryen testin e alkoolit, i cili rezultoi 0.86 mg/l.
Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi I. Y. u arrestua për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, si dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Fraksion.com