AktualitetPolitikëTë fundit

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni, në fjalën e saj në Samitin global “Abu Dhabi Sustainability Week”, ku së bashku me kryeministrin Rama dhe presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe do të nënshkruajë marrëveshje trilaterale për lidhjen nënujore energjetike mes Shqipërisë dhe Italisë si dhe rritjen e prodhimit të energjisë diellore në Shqipëri e cilësoi këtë projekt shumë ambicioz.

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një projekt kaq ambicioz midis dy brigjeve të detit Adriatik.

“E pranova me kënaqësi të madhe festën nga presidenti Sheik Mohammed bin Zayed dhe qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe për t’u bashkuar me ju në këtë samit sepse e shoh shumë të dobishëm dhe tejet të vlefshme mbi zgjidhjet më të mira që mund të vëmë në shërbim të një sfide kaq historike”, tha Meloni.

“Italia është e lidhur në mënyrë tradicionale me Ballkanin Perëndimor siç tregon dhe miqësia ime me Ramën. Jam jashtë mase e gëzuar, ashtu siç e shpalli edhe Edi më parë që të nënshkruajmë kuadrin e partneritetit strategjik për të nisur një projekt po aq ambicioz midis dy brigjeve të Adriatikut.

Sheik Mohammed bin Zayed dhe kryeministri Edi Rama, dy miq të mirë të mi, të Italisë, do të marrin pjesë në nënshkrimin e një angazhimi jashtë masë të rëndësishëm për të zbatuar një ndërlidhje të re energjetike për të prodhuar energji të gjelbër në Shqipëri dhe për eksportimin e një pjese të kësaj energjie në Itali falë një kabulli nënujor përgjatë detit Adriatik”, theksoi Meloni.

Kryeministrja Meloni theksoi se “besojmë fort te ky projekt”.

“Jam krenare për këtë nismë sepse tregon në mënyrë të prekshme forma të reja bashkëpunimi të cilat mund të ndërtohen midis partnerëve në dukej e largët duke folur gjeografikisht, partner të cilën sidoqoftë e shohin fushën e shahut në tërësi dhe jo thjesht një pjesë të sajën që ju takon apo me të cilën janë më afër të lidhur”, tha Meloni.

Sipas Melonit, “kjo nismë është një hap konkret drejt një ndërlidhje mirëfilli globale nga Azia në Gji, nga Afrika në Evropë, e aftë për të furnizuar me energji në mënyrë të dyanshme”.

“Jetojmë në një epokë komplekse shënjuar nga transformimin të forta, tashmë kemi një zgjedhje për të bërë ose mund të vuajmë nga këto transformime duke qëndruar pa bërë asgjë ose mund t’i interpretojmë ato si mundësi, besoj fort se duhet të zgjedhim të dytën dhe ta ndjekim me kurajo dhe vizion pa asnjë frikë”, tha Meloni.

 

Fraksion.com