Amberi i ka dhënë fund rrugëtimit në Big Brother, duke u tërhequr përfundimisht nga gara. Tensionet e ditëve të fundit kanë bërë që banorja të largohet nga formati. Ajo u shpreh se nëse nuk do të tërhiqej ngarkesa psikologjike e ditëve të fundit do ta pengonte të jepte maksimumin në lojë.

Sipas Amberit, Gjesti, me të cilin pati disa konfrontime gjatë qëndrimit në shtëpi, nuk ishte një personazh që kishte maskë, sidoqoftë ajo nuk mund ta suportonte dot.

E pyetur se kush do ta fitojë Big Brother, Amber shprehet se “lojtare të forta janë Gerta dhe Rozana, por pse jo ta fitojë G Bani”.

Amberi: Kur kam hyrë në atë shtëpi kam dashur të jem e vërtetë. Situata në shtëpi u rëndua me ardhjen e personazheve të rinj. Kjo gjë, jo se më preku dhe pengoi për të vazhduar këtë rrugëtim, por nëse unë ngarkohem nga ana psikologjike, unë nuk jam vetëvetja dhe nuk jap më. Thënë kjo, nuk do të doja ta zhgënjeja më publikun shqiptar.

Ledioni: Pra ti do të ishe bërë si?

Amberi: Më e qetë, nuk do të isha ajo Amberi që kam qenë gjithmonë.

Ledioni: Por ti e ke ndjekur Big Brotherin dhe ke komentuar edhe më herët, kështu që e di se kur bëhesh pjesë e këtij formati duhet të kesh 2-3 shpata me vete. Por në rastin tënd me ardhjen e një personazhi të ri tërhiqesh. Ti që deri të shtunën thoje se do t’iu çjerr maskën të gjithëve. Nuk po dimë çfarë të besojmë në një sens.

Amberi: Gjesti nuk kishte maska, është ai që është dhe atë lojë do ta bëjë ashtu sikurse është, por unë nuk e suportoja dot.

Ledioni: Po më thua që e kishe të vështirë të bashkjetoje me të?

Amberi: Po, me atë sjellje rruge po.

Ledioni: Nuk e di, ti qofsh… Amber, ishe një nga dy të preferuarat, këtë e kam shumë të vështirë ta besoj. Kjo natë ka pasur shoke të njëpasnjëshme, por ikja jote i vuri kapakun finales së parakohshme të Big Brotherit.

Amberi: Kur hanim bukë, e gjithë shtëpia më thoshte, Amber po ti pse nuk e ha kafshatën e fundit? Mendoj që s’kisha fat që ta vazhdoja këtë gjë.

Ledioni: Por fatin e bëjnë fitimtarët…

Arbri: Unë kam parë potencial te Amberi si person dhe madje edhe të kam parë si finaliste. Nuk e di arsyen që të ka bërë të dalësh nga shtëpi. Big Brother është lojë e vështirë, por ti deri tani tregove që di ta luash dhe të shprehesh mendimin tënd, madje një nga gjërat që më pëlqente më shumë është se doje t’ju çirrje maskat individëve aty brenda. Kështu që e kam të pashpjegueshme mënyrën pse dole nga shtëpia…

Ledioni: Do t’ja bësh pyetjen Arbër?

Arbri: Po. Kush mendon se do ta fitojë Big Brother?

Amberi: Përsakohë isha në Big Brother, sigurisht që unë. Tani mendoj se lojtare të forta janë Gerta dhe Rozana, por pse jo Big Brother ta fitojë G Bani.