AktualitetPolitikëTë fundit

Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai paraqitet në SPAK

Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai paraqitet në SPAK.

Teksa po shkonte drejt Prokurorisë, Isai u pyet nga gazetarët për çështjen që është thirrur nga SPAK dhe përgjigja e tij ishte e shkurtër: “Kur të dal, nuk e di”.

Kjo nuk është hera e parë që kryebashkiaku i Erskeës shkel në pragun e SPAK.

Isai dyshohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Kujtojmë se më 30 Maj 2023, ai u pyet në Prokurorinë e Posaçme për një tender rruge, çështje për të cilën është kallëzuar.
Fraksion.com