E mërkurë, 15 Janar, 2025
Latest:
Life StyleTë fundit

“Do doja të kisha fjetur me…”, Meriton Mjekiqi i penduar sesi ka reaguar në BBVIP?

I ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, ishte moderatori Meriton Mjekiqi, i cili ka startuar mbrëmjen e 10 Janarit emisionin e tij të ri në ekranin e Top Channel, “A je bre normal”.

Kjo është një ndër intervistat e tij të para që pas daljes nga edicioni i tretë i Big Brother VIP Albania, ndaj pyetjet kësaj eksperience nuk kishin si të mos mungonin.

Çfarë i ka bërë mirë dhe çfarë i ka bërë keq qëndrimi brenda BBV?

Është penduar për ndonjë gjë nga ky rrugëtim?

“Ndoshta në 2-3 pika edhe jam penduar. Në dhomën e bardhë do reagoja në disa situata në formë tjetër. Aty jam penduar pak që s’kam reaguar. Për shembull ndryshe do kisha fjetur me të dyja. (Eglën dhe Ilnisën)”.

A është penduar që ka lënë Ilnisën?

“Po kush të tha që e kam lënë Ilnisën? Unë u çudita si nuk u përballëm këtu në studio. Janë x arsye përse unë jam ndarë me Ilnisën dhe që jam deklaruar publikisht. Patjetër e vlerësoj shumë kohën që kam kaluar bashkë me Ilnisën, duke e falenderuar për respektin që më ka dhënë dhe është reciprok. Nuk do doja të tregoja se kush, pse, ose cilat janë arsyet. Dua të ruaj privatësinë, sepse është nënë. Ka një familje të mrekullueshme. Nuk kemi kontakt.”.

 

Fraksion.com