AktualitetTë fundit

Dënohet me 5 vite burg ish-kreu i Njësisë Administrative Ungrej në Lezhë, por Kola vijon arratinë

Ish-kreu i Njësisë Administrative Ungrej, Gëzim Kola, është dënuar me pesë vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

Ai u gjet fajtor për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim, ndërsa gjykimi ndaj tij u bë në mungesë, pasi vijon të jetë në arrati.

Sipas dosjes hetimore, është arritur të provohet se ish-zyrtari i pushtetit është përfshirë në veprimtarinë e kultivimit të drogës në zonën malore të Ungrejt.

Por, vendimi pritet të ankimohet në Gjykatën e Apelit nga mbrojtësi ligjor i ish-zyrtarit lokal, pasi gjatë hetimit dhe gjykimit ne vazhdimësi, është mohuar përfshirja e tij në kultivimin e drogës.

 

Fraksion.com