Plagosi me thikë Ademir Freskun, arrestohet autori në Shkodër
Një konflikt mes dy personave përfundoi në plagosjen e njërit prej tyre në Shkodër.
Policia njofton se ka arrestuar autorin e plagosjes së këngëtarit Ademir Freskut.
Nën pranga është vendosur Gjergj Dardhën, autori i plagosjes.
Njoftimi i policisë:
Dëmtoi me mjet prerës, një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikoi autorin dhe vijon kontrollet për kapjen e tij.
Rreth orës 11:00, te sheshi “Demokracia”, dyshohet se shtetasi Gj. B., 50 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. F., 30 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit Gj. B.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Fraksion.com