Zgjedhjet 2025, Rama bën ndryshime: Majko caktohet në Kavajë, ministri Hoxha në Njësinë 1 në Tiranë
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e PS drejtuesit politikë, ku në fokus ishte rëndësia e votës së diasporës.
Mësohet se në mbledhje është marrë vendimi për caktimin e Pandeli Majkos si drejtues politik në qarkun e Kavajës, sa i përket fushatës për zgjedhjet e 11 majit.