E enjte, 16 Janar, 2025
Latest:
AktualitetTë fundit

Vrasja e biznesmenit në Tiranë: Autori ishte maskuar si shpërndarës picash, priti që gruaja e biznesmenit të dilte nga makina dhe veproi

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në Tiranë. Viktima Bujar Nasufi ka dalë nga mobileria e tij në rrugën “Irfan Tomini” rreth orës 20:20 me automjetin e tij tip Benz ngjyrë gri për të shkuar në drejtim të banesës së tij në rrugën “Myrte Zeneli”.

Autori që ekzekutoi mbrëmjen e kaluar biznesmenin Bujar Nasufi, ishte i maskuar si shpërndarës picash.

Ai po lëvizte me motor dhe po monitoronte lëvizjet e viktimës dhe kur 56-vjeçari Bujar Nasufi po i afrohej shtëpisë e nga makina doli bashkëshortja, ka qëlluar me armë drejt mjetit.

Teksa po parkonte, 56-vjeçari u qëllua nga një distancë shumë e afërt, me armë të tipit pistoletë. 6 plumba u shkrepën, dy nga të cilët rezultuan fatal për 56-vjeçarin. Sa i përket motiveve të ngjarjes, policia nuk ka mundur zbulojë konflikte të hapura të viktimës, pasi 56-vjeçari njihej si person i qetë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:40, pranë zonës së njohur si “Pallati me Shigjeta”.

Fraksion.com