U qëllua me armë zjarri ndërsa po udhëtonte me makinë: Kristjan Marku i akuzuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë
Kristian Marku i cili u qëllua sot për vdekje rezulton me precedent penal.
Shtetasi Kristian Marku alias Kristi Bardhi dyshohet të jetë autor në ngjarjen e datës 26.03.2023, rreth orës 19:00, ndodhur në Rrëshen të Mirdits, ku pati të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtetasit me iniciale S. R..
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ende nuk dihen arsyet e vrasjes së Markut, ku pas atentatit autorët dyshohet se kanë kaluar drejt qytetit të Vlorës.
Fraksion.com