AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Ndërtimi i dy unazave të Durrësit, nxitje zhvillimit dhe lehtësim i trafikut

Në Durrës po vijon puna për ndërtimin e dy unazave të qytetit, që do të lehtësojnë trafikun e mjeteve dhe të këmbësorëve.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky kantier ndërtimi, ndërsa e cilësoi si një ndër investimet më të rëndësishme të viteve të fundit.

Rama nënvizoi se ndërtimi i këtyre akseve do të ketë një ndikim pozitiv edhe në zhvillimin e mëtejshëm të zonave ku po ndërtohen.

“Këto dy unaza të reja që do të lidhin zonën e Currilave me rrugën “Aleksandër Goga” do të lehtësojnë ndjeshëm trafikun si dhe do të japin një impakt pozitiv në zhvillimin e mëtejshëm të zonave ku ato po ndërtohen”, u shpreh Rama.

Unaza Spitallë-Currila do të jetë me katër korsi dhe një korsi biçikletash, ndërsa unaza tjetër, Spitali-Currila do të jetë me dy korsi, një korsi biçikletash dhe parkim.

 

Fraksion.com