AktualitetBota+NATO/BETë fundit

Ministrat evropiane të Mbrojtjes diskutojnë sigurinë ndërsa Trump pritet të kthehet në Shtëpinë e Bardhë

Ministrat e Mbrojtjes nga Polonia, Gjermania, Franca, Italia dhe Britania e Madhe do të takohen sot në Varshavë për të diskutuar çështjet e sigurisë evropiane në një format të ri “pesëkahësh” të krijuar pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Aleatët evropianë, duke iu përgjigjur deklaratave të Trump – që kanë minuar vazhdimisht besueshmërinë e SHBA-së në aleancën e NATO-s – po kërkojnë mbi të gjitha të forcojnë sigurinë evropiane dhe gatishmërinë për konflikte.

Është e paqartë nëse ose në çfarë shkalle SHBA-ja do të vazhdojë mbështetjen aktuale ushtarake për Ukrainën nën udhëheqjen e Trump.

Një javë përpara ceremonisë së betimit të Trump më 20 janar, ministrat evropianë të Mbrojtjes kërkojnë gjithashtu të diskutojnë ndihmën e mëtejshme për Ukrainën.

Gjithashtu, ministrat do të shprehin opinionin e tyre lidhur me deklaratat e fundit të Trump i cili pretendon territorin e Grënlandës, që i përket Danimarkës, dhe ambiciet e tij për të aneksuar Kanadanë – të dyja aleate të NATO-s.

 

Fraksion.com