AktualitetTë fundit

Gjeoshkenca: Reshje dëbore në zonat verilindore, qendrore dhe juglindore të vendit

Instituti i Gjeoshkencës informoi se pasditen e sotme dhe nesër, 14 janar, reshjet e dëborës pritet të përfshijnë zonat verilindore, qendrore dhe juglindore të territorit.

IGEO theksoi “reshjet e dëborës të pasuara nga ulja e temperaturave dhe ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor”.

Sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet. Në verilindje, qendër dhe juglindje në lartësitë mbi 500 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit nesër, e martë, pritet të arrijnë në :në bregdet: 4 / 11 °C ; në vendet e ulëta: 1 / 11 °C dhe në vendet malore: -5 / 1 °C.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në veri dhe në bregdet deri e fortë.

 

Fraksion.com