AktualitetTë fundit

Detaje nga vrasja e biznesmenit 56-vjeçar në Tiranë: Viktima u qëllua nga afër, dy plumba i mori në gjoks

Detaje nga hetimet rreth vrasjes se 56-vjeçarit Bujar Nasufi. Viktima ka qenë i vetëm në makinë. Ai është vrarë brenda makinës, ku dy plumba i ka marrë në gjoks.

Bujar Nasufi  ka qenë i paskeduar më parë nga policia.

Ai së bashku me vëllanë ishte pronarë i një mobilerie në zonën e “Pallatit me Shigjeta”, zonë ku iu bë dhe atentati.

Mësohet se ai sapo kishte ndaluar makinën dhe po hynte në derën e banesës. Autori dyshohet të ketë qenë i vetëm dhe ka qëlluar me pistoletë në xhamin ballor dhe anësor të makinës së viktimës.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.

 

Fraksion.com