Bllokim i rrugëve nga dëbora në Labinot Mal, probleme me energjinë në disa fshatra
Reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore të qarkut Elbasan.
Përmes një njoftimi për shtyp, prefektura e qarkut Elbasan njoftoi mbi situatën e akseve rrugore, ndërsa bëri apel për kujdes në qarkullim.
Konkretisht, nga rënia e dëborës ditën e sotme ka bllokim të rrugëve që lidhin Njësinë Administrative Labinot Mal.
Trashësia e dëborës arrin deri 20 cm. Po kështu rruga për në Njësinë Administrative Funar është e kalueshme vetëm me mjete me zinxhirë.
Po ashtu reshje bore ka dhe në Njësinë Administrative Gracen, por rruga është e hapur nga subjekti kontraktor.
Në Librazhd janë të bllokuara një pjesë e mirë e rrugëve rurale që lidhin fshatrat me Njësinë Administrative.
Aksi rrugor nacional Librazhd-Steblevë deri në Borovë është i kalueshëm me zinxhirë.
Në Përrenjas është e njëjta situatë.
Ndërsa në Gramsh ka reshje dëbore, por deri në orën 18:30 të ditës së djeshme nuk u raportua bllokim i rrugëve rurale.
Probleme raportohet në furnizimin me energji elektrike në njësinë administrative Labinot Mal, Funar bashkia Elbasan, njësitë Orenje, Lunik dhe Steblevë bashkia Librazhd dhe njësitë administrative Lenie, Kushove, Kudovjat.
Fraksion.com