“Ai u pushtoi të dielën”, Berisha reagon për mesazhin e Ramës: Shqiptarët kanë hallet e kafshatës, jo të jetës së tij personale
Sali Berisha ishte këtë të hënë në një konferencë për mediat ku mes të tjerash komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në një komunikim live në Favebook.
“Ai u pushtoi të dielën shqiptarëve, në një akt pacipësie ekstreme, se nuk kam qenë kështu apo kam qenë ashtu, sikur shqiptarët kanë hallet e jetës së tij personale dhe jo hallet e kafshatës, hallet e punës, hallet e jetës, të cilat rëndohen çdo ditë e më shumë nga vjedhjet e mëdha të kësaj qeverie”, tha Berisha.
“Eksportet u mbyllën me një rënie mbi 14 përqind, kurse prodhimi shënoi semestrin e gjashtë në rënie.
Dhe këtu siç e shihni ju, flitet vetëm për turizmin, turizmin, turizmin, nga i cili çdo shqiptar paguan nga taksat e tij 230 euro dhe fiton gjithsej 4 euro. Është absolutisht e vërtetë.
Kurse eksportet, që janë fibra e vërtetë e punësimit, e prodhimit, e shfrytëzimit të potencialeve njerëzore dhe natyrore të vendit, për ato nuk flitet fare. Kjo situatë katastrofale e eksporteve, në të cilat është shënuar thellimi më i madh prej 430 miliardë lekë i deficitit tregtar. Kjo situatë ka në bazë para së gjithash aktivitetin kriminal të qeverisë shqiptare dhe bandave të saj.
Kjo situatë, në themel të kësaj goditje tepër të rëndë qëndron narkoeuro e grupeve kriminale, që futet me kontejnerë, futet me automjete, futet me të gjitha mënyrat në Shqipëri dhe investohet e tëra në kullat e Edi Ramës dhe qeverisë. Pra, narkoeuro është bërë shpata e Damokleut mbi eksportin shqiptar”, tha ai ndër të tjera.
Fraksion.com