AktualitetBota+Të fundit

Pse Elon Musk është hedhur në sulm kundër liderve europianë?

“Sigurisht një nga administratat më të rëndësishme për sa i përket reduktimit të rolit të qeverisë në epokën moderne”, thotë Prof. Vaughn.
Gjatë mandatit të tij të parë, Donald Trump urdhëroi një ngrirje federale të punësimeve dhe shkurtime të tjera. Tani ai dëshiron që Departamenti i i Efikasitetit të Qeverisë ta përfundojë punën. Disa kanë dyshime se një qasje biznesi është rruga e duhur për funksionimin e qeverisë.
“Qeveria ka përgjegjësi për njerëzit dhe synimi nuk është nxjerrja e fitimeve, është të ofrosh shërbime dhe të mbrosh vendin. Në sektorin privat ka shumë mashtrime dhe shpërdorime, kështu që nuk jam aq i sigurt se biznesmenët janë domosdoshmërisht njerëzit më të përshtatshëm për të zbuluar mashtrime dhe shpërdorime”, thotë historiani James Grossman.
Presidenti i zgjedhur Trump dhe miliarderi Musk kanë një mjet në dispozicion që nuk ekzistonte më parë.
“Mund të ketë një reagim më të shpejtë dhe më të gjerë për shkak të mediave sociale. Falë tyre, anëtarët e Kongresit kanë prirjen të përgjigjen më shumë sesa ndaj letrave që merrnin në të kaluarën”, thotë zoti Schatz.
Në shumë raste, shkurtimet nuk mund të hyjnë në fuqi pa miratimin e Kongresit./VOA

Fraksion.com