Arrestohet me kërkesë të SPAK, Kreshnik Farruku
Kreshnik Farruku, i njohur si kreu i klanit “Farruku’ është arrestuar mbrëmjen e 11 janarit me urdhër të SPAK. Ai është sjellë në Tiranë.
Ndërkohë më 7 janar gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për 51 vjeçarin të cilin Italia kërkon ta ekstradojë për ta gjykuar në lidhje me akuzat ‘Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Kujtojmë se Farruku, i shumëkërkuara me 10 emra, u arrestua në maj të 2019 në Spanjë, së bashku me vëllain e tij dhe një tjetër të afërm. Ai rezulton të jetë dënuar nga Gjykata e Ancona-s me 6 vjet e 8 muaj burgim për akuzën e trafikut të drogës.
Ai njihet si drejtues i Klanit Farruku, i përbërë kryesisht nga shqiptarë që janë akuzuar për grabitje banesash, trafik kokaine dhe krime të ndryshme.
Fraksion.com