Shqipëria rithekson mbështetjen për Ukrainën, ndihma humanitare e ushtarake
Në Ramstein, Gjermani, u zhvillua takimi i 25-të i Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën.
Vendet mbështetëse, përfshirë Shqipërinë e përfaqësuar nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola, ritheksuan vendosmërinë për të ndihmuar Ukrainën me ndihma humanitare dhe ushtarake.
“Falë këtij bashkëpunimi, Ukraina ka marrë mbështetjen e nevojshme për të forcuar mbrojtjen e saj dhe për të siguruar pozita më të forta në përballjen me agresionin rus”, njofton Ministria e Mbrojtjes.
Fraksion.com