Ngjarja tek Astiri, policia: Vajza u mbajt peng në apartamentin e marrë me qira
Policia ka bërë me një tjetër njoftim sa i përket ngjarjes që alarmoi policinë dhe banorët e zonës së Astirit në kryeqytet. Sipas njoftimit të policisë mësohet se janë shpallur në kërkim pesë djem, konkretisht: S. S., 29 vjeç, A. A., 36 vjeç dhe O. A., 31 vjeç, të tre banues në Tiranë; J. S., 26 vjeç, banues në Tepelenë; dhe A. J., 40 vjeç, banues në Vlorë.
Uniformat blu bëjnë me dije se e reja është mbajtur mbyllur në apartamentin e marrë me qira ditore nga pesë personat e shpallur në kërkim. Ndër të tjera në njoftim thuhet se gjithashtu, ishte marrë me qira ditore edhe apartamenti përballë në të cilin shërbimet e Policisë, ditën e djeshme, gjetën gjatë kontrollit, 2 armë zjarri, municion luftarak dhe sende të tjera personale që do t’i shërbejnë hetimit.
Njoftimi i Policisë:
Gjithashtu, ishte marrë me qira ditore apartamenti përballë në të cilin shërbimet e Policisë, ditën e djeshme, gjetën gjatë kontrollit, 2 armë zjarri, municion luftarak dhe sende të tjera personale që do t’i shërbejnë hetimit.
Vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të shpallur në kërkim. Gjithashtu, vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Fraksion.com