Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për vrasjet në qytetin e Cetinjes
Asambleja Komunale e Cetinës kërkoi të premten që personat përgjegjës për sigurinë në Malin e Zi të japin dorëheqjen si dhe të kryhet një hetim ndërkombëtar për veprimet e policisë më 1 janar, pas ngjarjës tragjike ku u vranë 13 persona.
27 nga 30 përfaqësues lokal votuan pro kërkesave të bëra nga kryetari Nikolla Gjurashkoviç.
Ata kërkuan që të dorëhiqet ose të shkarkohet zëvendëskryeministri për sigurinë Aleksa Beçiç, ministri i Brendshëm, Danilo Sharanoviç dhe kreu i policisë Llazar Shqepanoviç “si akt i marrjes së përgjegjësisë objektive profesionale”.
Gjithashtu ata kërkuan një hetim të pavarur ndërkombëtar për të hetuar atë që ndodhi në 1 janar si dhe për përgjegjësië.
Më 1 janar, Aco Martinoviç nga Cetina vrau 13 persona, duke përfshirë dy fëmijë, dhe plagosi rëndë tre të tjerë.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së policisë, vrasjet janë kryer në pesë vende të ndryshme në qytet brenda gjysmë ore. Operacioni i policisë për gjetjen e autorit zgjati të paktën 6 orë dhe më pas ai kreu vetëvrasje.
Ky është krimi i dytë masiv i kryer në Cetinë në dy vitet e fundit. Më parë, në gusht të vitit 2022, një person tjetër vrau 10 bashkëqytetarë, kryesisht fqinjë dhe plagosi gjashtë të tjerë.
Shumë banorë të Malit të Zi janë të zemëruar me reformën në polici, me mungesën e punonjësve të kualifikuar dhe për mungesën e fondeve./voa
Ftakdion.com