Life StyleTë fundit

Egli Tako flet për ndarjen nga Olsi Bylyku: Jam shëruar

Egli Tako ka folur për lidhjen e saj 5-vjeçare me Olsi Bylyku, e cila mori fund dy vite më parë.

Banorja e ‘Big Brother Vip’ u shpreh se romanca e tyre ka përfunduar dy vite më parë dhe nuk dëshiron që askush t’ia përmend këtë temë, duke e konsideruar një kapitull të mbyllur. Egli u shpreh se tashmë është shëruar dhe se ndihet mirënjohëse ndaj Olsi Bylykut për kohën që kanë kaluar së bashku.

Nuk do të më vinte mirë nëse dikush do të ulej dhe do të fliste, do hynte në anë sentimentale, kujtime, ta përmendte atë me të cilin jam aktualisht. Me gjithë respektin e botës, jam shumë mirënjohëse për kohën që kemi kaluar, ama kjo mbyllet këtu. sepse ka dy vite që kjo gjë është mbyllur. Ka dy vite, nuk është ky problemi më i madh i Shqipërisë, nëse një njeri më del këtu që nuk ka pasur kurrë partner apo nga të gjithë ata që na ndjekin që nuk kanë pasur një partner, atëherë po unë jam një rast i rrallë që nuk zgjedh të flasë.

E kuptoj që ka qenë diçka publike dhe ti ke detyrim për të dhënë një shpjegim, shpjegimet janë dhënë deri aty ku duhet të jepen dhe këtu mbyllet ky kapitull. Kaq është e gjitha, nuk ndjej asnjë lloj tensioni, jam shëruar, jam e ftohtë për këtë gjë. Kam emocion por pa u përfshirë në të”, u shpreh këngëtarja.

 

Fraksion.com