Denoncimi i PD, Balliu: Kunata e “Ballukut 2”, Iliba Bezati promovohet në Gjykatën e Apelit. Si zv/kryeministrja me një mal me akuza po mbërthen drejtësinë
Anëtari i Kryesisë së PD, Klevis Balliu ka denoncuar ditën e sotme emërimin në funksionin e zv/kryetarit të Gjykatës së Apelit, të kunatës së Pamela Qirkos (Ballukut) motrës së zv/kryeministres Belinda Balluku. Në një reagim, Balliu shprehet me ironi se drejtësia e re përforcohet nga pavarësia nga qeveria.
“Kunata e Ballukut 2, promovohet për pavarësi të drejtësisë nga Balluku 1 dhe 2! Super drejtësia e re përforcohet nga pavarësia e qeverisë, me familjarët e qeverisë në krye, sot Iliba Bezati është emëruar si nënkryetare e Gjykatës të Apelit. Bezati është kunata e Pamela Ballukut e cila është kryetarja e Vetingut në shkallën e parë”, thekson demokrati.
Më tej, ai shprehet se ministrja e Energjitikes dhe Infrastrukturës me një mal me akuza dhe abuzime, ndihet imune, pasi po mbërthejnë drejtësinë. “Ndërkohë që e motra, Belinda Balluku është zv kryeministre dhe ministre e energjetikes dhe ministre e infrastruktures me një mal me akuza për korrupsion. Sa e pavarur është drejtësia ndaj Ballulkut kur familjarët e saj vendosin se kush e kalon e kush jo vetingun”.
Deklarata e plotë
Kunata e Ballukut 2, promovohet për pavarsi të drejtesisë nga balluku 1 dhe 2!
Bezati është kunata e Pamela Ballukut e cila është kryetarja e vetingut në shkallën e parë.
Ndërkohë që e motra, Belinda Balluku eshte zv kryeministre dhe ministre e energjitikës dhe ministre e infrastruktures me nje mal me akuza per korrupsion.
Sa e pavarur është drejtësia ndaj Ballulkut kur familjarët e saj vendosin se kush e kalon e kush jo vetingun.
Sa e pavarur është kjo drejtësia kur shikon se drejtësia është e mbushur me Ballukët e qeverisë dhe kunatat e pushtetit.
Kjo është arsyeja pse ne kemi kilometrin më të shtrejntë në botë, me standartet më të ulta dhe pergjegjësia është ZERO.
Sepse ministrja ndjehet imune, pas mbërthimit që i bën drejtësisë.
Kujtojmë se ditën e sotme është zhvilluar Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, me rend dite zgjedhjen e zëvendëskryetarit të kësaj gjykate.
Gjyqtarët që kandiduan për t’u zgjedhur në funksionin e zëvendëskryetarit të Gjykatës së Apelit e të Juridiksionit të Përgjithshëm, ishin: gjyqtarja Iliba Bezati dhe gjyqtari Fatri Islamaj.
Në përfundim të votimit, me 18 vota pro, u shpall fituese e kësaj gare Iliba Bezati, e cila do të ushtrojë detyrën e zëvendëskryetares për një mandat trevjeçar.
Gjyqtarët e pranishëm në mbledhje dhe që votuan, ishin Valdete Hoxha, Fuat Vjerdha (on line), Miranda Andoni, Irena Brahimi, Astrit Kalaja, Elona Toro, Valbona Vata, Qemal Zaimi, Iliba Bezati, Genti Shala, Edlira Petri, Fatri Islamaj, Lutfije Celami, Brikena Ukperaj, Marsela Pepi, Irida Kacerja, Alma Ahmeti, Alma Kolgjoka, Ornela Naqellari, Marsela Dervishi, Genti Dokollari, Dritan Hasani, Enkela Vlora, Anila Karanxha, Arta Duka, Elona Mihali, Sokol Pina dhe Diamela Goxhaj.
Fraksion.com