Agron Duka: Pse vendosa të mos kandidoj për deputet në 11 maj. Kemi negociuar edhe me PD-në për…
Kryetari i Parisë Agrare Ambentialiste, Agron Duka ka treguar arsyet pse vendosi të mos kandidojë për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Në programin “Opinion” me Ola Brukon në News24, Duka u shpreh se një vendim i tillë është marrë me qëllim që t’i lihet rruga hapur të rinjve.
Ai tregon edhe negociatat që po bëhen me PD.
“Kam disa mandate deputet dhe për shkak të moshën është mirë që edhe të rinjtë të bëjnë jetë parlamentare. Kemi negociuar me PD e do kemi nga një përfaqësues në çdo qark si kandidatë. Politika nuk bëhet vetëm në Kuvend, unë këtë do ta vazhdoj. Këtë vendim mund ta bëjnë edhe të tjerë, nuk kam në mend njerëz të kalibrit të Dashit dhe Mediut, që janë profesionistë të politikës, unë nuk jam i tillë”, tha ai.
Fraksion.com