AktualitetPolitikëTë fundit

U thirr në SPAK, Argita Malltezi: Tentativë që duart të lajnë fytyrat që nuk mund të lahen! Irena Gjoka…

Argita Malltezi u paraqit sot në SPAK ndërsa në një deklaratë për mediat, ajo dha detaje nga ajo çfarë ndodhi brenda godinës së Prokurorisë së Posaçme.

Thirrja, të cilën Malltezi e quajti si “tentativë që duart të lajnë fytyrat që nuk mund të lahen”, ka të bëjë me faktin që më 19 tetor, ish-kryetarja e GJKKO, Irena Gjoka,  ka kërkuar nga SPAK që të hetojnë deklaratat e Argita Berishës e cila e akuzon gjyqtaren se është filmuar duke i kërkuar 500 mijë euro një ish-eksponenti të PS.

I jam referuar shkrimeve që ekzistonin në media që e akuzonin zonjën në fjalë për ato të cilat ajo nuk i kundërshton dot dhe nuk i ka kundërshtuar.
Ajo megjithatë ka kërkuar që Dumani t’i lajë fytyrën. Vë në dyshim standartin e dyfishtë të kësaj godine këtu.
Unë dhe Jamarbri kemi bërë disa kallëzime për çështje konkrete për falsifikim aktesh konkrete”, tha ajo.