AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

“Kush e kalon 700 kw/orë e paguan të plotë faturën”, Balluku: Ulja e çmimit të energjisë prek 95% të abonentëve

Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) u mblodh sot për të shqyrtuar kërkesën e OSHEE për uljen e çmimit të energjisë për familjarët.

Balluku: Përse ulet çmimi në një kohë nëse do krahasonim 10 vite më parë ku çmimet janë rritur, të transportit, të prodhimit ndërkohë që çmimi u mor një vendim për ta ulur, për shkak të performancës së sektorit, të kompanive që janë pjesë. Të treja kompanitë kanë operuar që nga kriza botërore në një koordinim të plotë si një trup i vetëm për të arritur kërkesën e qeverisë shqiptare. 1% ulje korrespondon 7 milionë kursim për OSHEE. Targeti i vendosur nga ministria është mbajtur me ritëm të qëndrueshëm me ulje vjetore, humbje mesatare vjetore si në BE. Nuk është faturim me fashë por me konsum dhe kush e kalon 700 kw/ orë e paguan të plotë. Janë 1.070.000 abonentë, 95% e abonentëve që harxhojnë më pak se 700 kë/ orë.

Në mbledhjen e Bordit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE) drejtori i Tarifave pranë OSHEE, Romir Pajenga tha se çmimet për konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 700 kwh, çmimi do të jetë 8,5 lekë për kilovat (paTVSH). Për ato familje që konsumojnë më shumë se 700 kilovat, çmimi do të jetë 9,5 lekë për kilovat (pa TVSH).

Pajenga argumentoi se kërkesa për uljen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët vjen mbi bazën e analizave të thelluara sa i takon nevojave për të ardhura si dhe përbërjen e çmimit final, duke përfshirë atë të sigurimit të energjisë nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, tarifën e shpërndarjes si dhe tarifën e transmetimit.

“Propozojmë që për konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 700 kwh, çmimi të jetë 8,5 lekë. Ndërsa për ata që shpenzojnë nga 701 kwh e më tej, çmimi do të jetë 9,5 lekë për kwh. Të gjitha çmimet e tjera për secilën kategori konsumatorësh të mbeten të pandryshuara”, tha Pajenga.

Anëtarët e bordit të ERE-s, vunë në dukje se fasha 700 kwh prek rreth 80% të konsumatorëve familjarë të lidhur me tensionin 0,4 kV.

 

Fraksion.com