Vetëdorëzohet në polici Kreshnik Farruku, doli edhe në përgjimet e dosjes “Çyrbja”
Është vetëdorëzuar në policinë e Durrësit Kreshnik Farruku/ Budlla. Pas dorëzimit policia e ka vendosur nën masë arresti për t’u vënë në dispozicion të drejtësisë.
Në vitin 2015 Kreshnik Farrukut iu bë një atentat në Shqipëri. Ai ishte në shoqërinë e kunatit të tij, Rinald Budlla, dhe të dy shokëve, kur u qëllua me armë në zonën e “Don Boskos”, ndërsa u plagos një kalimtare. Pista asokohe lidhej me prishjen e pazareve të drogës në Itali, Spanjë dhe Holandë.
Disa vite më parë, Gjykata e Durrësit vendosi sekuestro preventive për pasuri të cilat arrijnë shifrën totale rreth 1 milion euro në pronësi të tij.
Emri i tij doli së fundmi edhe në përgjimet e Sky Ecc në dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja.
Nga bisedat e transkriptuara nga aplikacioni Sky Ecc doli se ish-deputeti i jepte informacione sekret të kërkuarit Kreshnik Budllas.
Çyrbja e informonte që të kontrollonte ambientin përreth banesës së tij, pasi kishte informacion se mund të ishte në vëzhgim nga punonjësit e Shërbimit Informativ.
Fraksion.com