Pyetet si person nën hetim, Ilir Meta mbërrin në SPAK, çfarë pritet të kërkojë avokati i tij
Ish-presidenti dhe Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbërritur në ambientet e SPAK, ku do të merret në pyetje nga prokurorët e posaçëm.
Kjo është hera e parë që Meta do të merret në pyetje si person nën hetim.
Edhe avokati i tij, Genc Gjokutaj është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Kryetari i Partisë së Lirisë u arrestua në 21 tetor 2023 me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ndaj Metës, SPAK-u ka kryer një hetim pasuror dhe dyshohet për mosdeklarim pasurish, korrupsion dhe pastrim parash..
Ai po qëndron në burg, pasi Gjykata e Posaçme Antikorrupsion vendosi masën arrest në burg.
Fraksion.com