“Privilegj”, ja çfarë bisedoi Rama në Vlorë me rabinin Yosiyahu Yosef Pinto
Kryeministri Edi Rama priti rabinin Yosiyahu Yosef Pinto. Rama shprehet se ndihet i privilegjuar për këtë pritje.
Ai tha se Shqipëria është vend model, duke shtuar se hebrenjtë u mbrojtën në vendin tonë si askund tjetër gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kreu i qeverisë deklaroi se së shpejti në Vlorë do të hapet një muze hebre.
“Shumë i nderuar dhe me përulësi pata privilegjin të pres për herë të dytë, rabinin Yosiyahu Yosef Pinto, në Shqipëri – një vend model i vëllazërisë fetare, ku hebrenjtë u morën në mbrojtje si askund tjetër gjatë Luftës së Dytë Botërore.