Zbulohen dy banorët që do bëhen pjesë e BBV
Aktorët Gert Ferra dhe sipërmarrësi Igli Veizi janë dy banorët më të rinj të cilët do të bashkohen me shtëpinë e famshme të Big Brother VIP 4. Lajmi u zbulua ekskluzivisht në studion e “Fan Club,” duke ngjallur kureshtje dhe pritshmëri te publiku.
Gerti, i cili më parë ka pasur një histori konflikti me aktorin Laert Vasili, theksoi se marrëdhënia mes tyre tashmë është përmirësuar dhe se janë miq. Ndërsa për qëndrimin e tij në shtëpi, ai u shpreh me sinqeritet:
“Do të hyj i vetmuar, më pëlqen të jem vetëm.”
Nga ana tjetër, Igli Veizi premtoi një lojë autentike dhe spontane.
“Nuk do të hyj me projekt, me plan, por do të jetë shumë më ndryshe aty, se sa këtu që po flasim, s’kam asnjë plan,” deklaroi ai.
Dy hyrjet e reja pritet të sjellin dinamikë dhe zhvillime interesante në shtëpinë e Big Brother VIP, ku lojërat psikologjike dhe strategjitë janë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Të presim dhe të shohim çfarë do të sjellë praninë e tyre në lojë!
Fraksion.com