AktualitetPolitikëTë fundit

“Kauzën time për të respektuar Kushtetutën unë e fitova”, Berisha: Proces i pseudo-mazhorancës kundër meje!

Kreu i PD Sali Berisha ka treguar arsyen se përse ndryshe nga hera e parë ka vendosur që të zbatojë vendimin e gjykatës për masën e sigurisë.

Ai u shpreh se vendosi ta zbatojë vendimin pasi këtë herë Parlamenti votoi.

“Ka një proces parlamentar të pseudo-mazhorancës kundër meje. Unë në kërkesën time kërkova vetëm të zbatohet Kushtetuta, ata nuk e zbatuan. Por Parlamenti votoi. Sa kohë Parlamenti votoi… Kauzën time për të respektuar Kushtetutën unë e fitova, mbrojta Kushtetutën dhe kushtetuetshmërinë”, tha ai.

Berisha u shpreh se masa e sigurisë e marrë ndaj tij nuk do të ndikojë në fushatën elektorale, por përkundrazi do t’i shtojë PD më shumë vota.

 

“Kjo do të më shtojë shumë vota, sepse u faktua”, tha ai.
Fraksion.com