Dritat Polare: 2025 nisi me spektaklin e magjishëm qiellor
Qielli mbi Alaskë, më saktë mbi liqenin Eklunta Lake u ndriçua në fillim të vitit në të gjelbër e të kuqërremtë. Kësisoj këtu natyra ndezi fishekzjarrët e saj me ndihmën e Diellit dhe fushës magnetike të atmosferës së Tokës.

Erërat diellore krijojnë dritat mahnitëse në atmosferë
Në Anchorage të Alaskës dritat polare ndriçojnë mbi çatitë e shtëpive dhe pemëve përreth. Dritat polare krijohen kur grimcat diellore të ngarkuara me energji prekin atmosferën e Tokës. Këto grimca tërhiqen nga fusha magnetike e atmosferës në Tokë dhe nga kontakti me molekulat e gazit ato ndizen duke krijuar ndriçuar.

Një dukuri e rrallë në Europë
Dritat polare shfaqen kryesisht në zonën e rrethit magnetik të poleve, në të ashtuquajturën unaza Aurora. Vendet ku ato mund të shihen më së shumti janë Norvegjia, Islanda, Suedia, Finlanda dhe Alaska. Por edhe në Angli e në Cumbria mund të shihet Aurora Borealis. Edhe në Gjermani mund të shfaqen ndonjëherë drita polare, por kjo ndodh shumë rrallë.

Ngjyrat dhe domethënia e tyre
Drita polare ngjyrë vjollcë dhe jeshile mbi Anchorage. Ngjyrat e dritave polare varen nga lloji i gazrave në atmosferë që ato takojnë. Jeshila është ngjyra më e përhapur që krijohet nga molekulat e oksigjenit në lartësinë mbi 100km. Ndërsa drita e kuqe krijohet nga molekulat e oksigjenit në lartësinë 300km. E kaltra dhe ngjyra vjollcë krijohen prej molekulave të hidrogjenit.

Dritat siberiane
Edhe në Siberi viti i ri u prit me drita shumëngjyrëshe polare. Ky imazh është fiksuar mbi hapësirën e qytetit Krasnojarsk. Edhe planetët e tjerë si Jupiteri dhe Saturni me atmosferë dhe fushë magnetike shfaqin drita polare, por atje këto drita janë shumë më intensive se në Tokë.

Dritat polare dhe mitologjia
Shfaqja e dritave polare ka krijuar shumë mite në kulturën nordike. Ndërsa vikingët i festonin ato duke i konsideruar si një shenjë të zotërve të tyre, popuj të tjerë nordikë frikësoheshin. Si rrjedhojë ata krijonin mite duke hamëndësuar se prej dritave polare vjen rreziku dhe në shenjë mbrojtjeje bëheshin supersticiozë./dw

Fraksion.com