Berisha pritet të paraqitet në SPAK, demokratët protestë jashtë Prokurorisë së Posaçme
Kreu i PD Sali Berisha do të paraqitet sot në SPAK, pas vendimit të marrë nga Apeli i Posaçëm për vendosjen nën masën e sigurisë “Detyrim Paraqitjeje”, vendim të cilin ka deklaruar se do ta zbatojë, në ndryshim nga hera e fundit që e çoi edhe drejt masës” Arrest në shtëpi”.
Ndërkohë, forca të shtuara policore janë vendosur përpara godinës së Prokurorisë së Posaçme, për shkak të protestës së paralajmëruar nga demokratët.