AktualitetPolitikëTë fundit

Rama ndan pamje nga Shkodra

Shkodra është shndërruar këtë fillimviti 2025 në një destinacion mjaft të preferuar për vizitorët vendas dhe të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga qyteti veriperëndimor, i mbushur plot me vizitorë dhe turistë, në këto ditë të para të muajit janar.

Në bulevardin kryesor dhe sheshin e qendrës së qytetit, të zbukuruar për festa, shihen qytetarë të shumtë që shëtisin.

Falë investimeve në infrastrukturë, që e kanë rilindur qytetin, jo vetëm shkodranët i gjen duke shëtitur, por tashmë Shkodra pret edhe vizitorë të shumtë nga qytete të tjera, si edhe të huaj.

Qyteti i Shkodrës dhe fshatrat rreth e qark kanë njohur investime të rëndësishme si në funksion të cilësisë së jetës së banorëve, por edhe me synimin e tërheqjes së vizitorëve të huaj, ndërsa vendi përjeton bum turistik.

Zonat më të vizituara në Shkodër mbeten Velipoja, Thethi, zona e liqenit të Shkodrës, pedonalja, kalaja e Rozafës.

Fraksion.com