AktualitetNATO/BETë fundit

NATO do të rrisë praninë ushtarake në Detin Baltik

Aleatët u takuan në selinë e NATO-s për t’u konsultuar mbi sigurinë e infrastrukturës kritike në Detin Baltik, pas dëmtimit më 25 dhhetor  të kabllove nënujore që lidhin Estoninë dhe Finlandën. Takimi i aleatëve u zhvillua më 20 dhjetor 2024.

Dëmtimi i kabllove, i cili po hetohet nga autoritetet finlandeze, është një nga një sërë incidentesh të kohëve të fundit në Detin Baltik nën vëzhgimin si sabotim i mundshëm. Aleatët shprehën solidaritet të plotë me Estoninë dhe Finlandën pas incidentit të fundit. Për të ruajtur vigjilencën, për të rritur ndërgjegjësimin për situatën dhe për të penguar incidentet e ardhshme, NATO po rrit praninë e saj ushtarake në Detin Baltik. Aleatët po shqyrtojnë gjithashtu masa të tjera për të adresuar kërcënimet e mundshme ndaj infrastrukturës kritike nënujore, duke përfshirë mbështetjen e Qendrës Detare të NATO-s për Sigurinë e Infrastrukturës Kritike Nënujore që u krijua në maj të këtij viti.

Fraksion.com