Life StyleTë fundit

Horoskopi mujor, janar 2025

Ky është horoskopi  për muajin janar  2025. Parashikim i yjeve se si dotë ecë për ju puna shëndeti dhe dashuria për secilën shenjë.


DASHI

Ky muaj do jete përgjithësisht me diell për ju dhe gjërat nuk do ju ecin keq. Nëse keni një lidhje do bëni ndryshime rrënjësore që në fillim të muajit dhe do ju duket sikur do rilindni. Rutina kishte kohë që po ju zinte frymën. Partneri në fakt do jetë ai që do hapë më shumë rrugë dhe do mendoni edhe për surprizat më të veçanta. Ju beqarët do jeni goxha të rezervuar, por në fakt mundësitë që do iu jepen për takime do jenë aq të mira saqë nuk do mundni dot t’i neglizhoni. Shëndeti ka për të qenë i shkëlqyer. Do jeni dinamikë dhe nuk do keni asnjë shqetësim. Financat do i keni gjithë kohës nën kontroll, prandaj nuk do ju dalë asnjë e papritur e pakëndshme. Në pune do vlerësoheni për ambicien dhe korrektësinë, por do jeni paksa të turpshëm për të kërkuar të drejtat që ju takojnë. Java e dytë dhe e tretë ka për të qenë e mbushur me arritje.

DEMI

Nëse nuk mendoni vetëm për veten tuaj gjatë këtij muaji, gjërat kanë për të ecur më së miri. Ju të dashuruarit, javët e para do qëndroni disi larg atyre që doni pasi do keni disa mosmarrëveshje delikate. Pas datës 11, koha do hapet dhe dielli do e ngrohtë atmosferën. Mundohuni që të kërkoni falje për gabimet e bëra. Ju beqarët duhet t’i bëni sytë katër nga mesi i muajit pasi disa persona me vlera do jenë rreth e rrotull. Mos e lini këtë mundësi t’iu ikë nga duart. Gjendja shëndetësore do kërkojë më tepër kujdes. Nëse keni pasur probleme disa kohë më parë do jetë mirë të bëni kontrolle dhe analiza për të pare situatën nëse është përmirësuar sa duhet. Financat nuk do jenë të këqija, kështu që mund të përfitoni për të bërë ndonjë investim më shumë. Në punë, me rregull, përgjegjshmëri dhe vendosmëri do arrini majat.

BINJAKËT

Gjatë këtij muaji, komunikimi dhe bashkëpunimi do jenë pikat tuaja më të forta, por ama nuk do pranoni çdo gjë menjëherë sapo t’iu propozohet nga dikush. Për çiftet, qielli i dashurisë do jetë plot ngjyra sidomos pas datës 14. Harmonia do mbizotërojë dhe do ndiheni për mrekulli. Do merrni pjesë edhe në disa aktivitete të jashtme së bashku me partnerin çka do e ndryshojnë rutinën e zakonshme. Ju beqarët do flirtoni dhe do joshni gjatë gjithë kohës, por nuk do preferoni të hidhni hapa. Shëndeti nuk do jetë i keq, megjithatë pak kujdes me ushqimin dhe pak më tepër aktivitet fizik nuk do ju bëjë keq. Në planin financiar mos i tejkaloni kufijtë e shpenzimeve nëse nuk doni të keni probleme të vazhdueshme. Në punë do keni energjinë dhe vendosmërinë e duhur për të arritur majat. Mbrojini me çdo kusht idetë tuaja dhe keni për të pasur përfitime.

GAFORRJA

Ky nuk ka për të qenë një muaj plotësisht i qetë, megjithatë me durim mund të kalohet çdo gjë. Nëse keni një lidhje jeta juaj do shkojë më së miri. Do ndani me partnerin gjithçka që ndjeni dhe do kaloni ditë e javë të mrekullueshme. Familja do iu mbështesë në disa vendime që do merrni. Ju beqarët edhe pse nuk do realizoni takimin e shumëpritur do keni pretendentë me shumicë. Përfitoni sa të mundni dhe filloni ndonjë aventure. Të ardhmes asnjëherë nuk i dihet. Nëse jeni treguar të kujdesshëm me shëndetin gjatë muajit që kaloi, këtë muaj nuk do keni asnjë problem dhe do jeni në formë. Sektori i financave do jetë pak delikat. Merrni masa dhe ulni sa më parë shpenzimet. Në punë do tregoheni të vendosur dhe të guximshëm. Nëse keni për të firmosur ndonjë kontratë kini parasysh datat 16 dhe 20 sepse do iu sjellin fat.

LUANI

Gjatë këtij muaji nuk duhet të nxitoheni për asgjë sepse situata mund t’iu ndërlikohet. Ju që keni një lidhje do kaloni një periudhë pak të turbullt. Do përballeni me rivalë shumë të fortë të cilët do bëjnë çmos t’ua marrin atë që keni në krah. Kujdes edhe me skenat e xhelozisë dhe gjeni mënyrën e duhur për ta mbajtur partnerin të lidhur pas vetes. Ju beqarët do keni mundësi për të krijuar lidhje, por do tregoheni shumë kërkues dhe të pavendosur. Shëndeti do jetë problematik. Do vuani nga pagjumësia dhe stresi do ketë pasoja në gjithë organizmin. Konsultohuni sa më parë me një mjek. Financat do jenë kryesisht të qëndrueshme. Në punë do jeni më të motivuar dhe më të vendosur për ta arritur atë që doni. Mund të ngriheni edhe në detyrë, por duhet të keni parasysh që përgjegjësitë do jenë më të mëdha.

VIRGJËRESHA

Gjatë këtij muaji mund të keni edhe disa probleme të vogla, por do arrini t’i zgjidhni nëse bëni përpjekjet e duhura. Ju të dashuruarit mundet të keni përballje me partnerin. Ai do ju kërkojë llogari dhe kjo do iu bezdisë së tepërmi. Tregojini atij ato që nuk iu pëlqejnë, mos i mbani për vete. Nëse jeni beqarë, do keni shumë takime, por ka pak mundësi të gjeni atë që kërkoni. Mos u dëshpëroni nga kjo, bëhuni optimiste. Shëndeti do jetë më pak dinamik, por më i qetë. Kujdesuni pak edhe për dhëmbët dhe tensionin. Për sa ju përket financave gjërat do jenë normale. Do paguani faturat e muajit dhe përsëri do ju ngelen para. Në punë do jeni shumë të ngarkuar. Kolegët do mundohen t’iu kritikojnë, por mos e vrisni shumë mendjen. Tregohuni më diplomatë dhe do i bëni të tjerët t’iu dëgjojnë.

PESHORJA

Gjatë këtij muaji nuk do keni aspak probleme, përkundrazi tensioni do ulet ndjeshëm. Do doni të bëni edhe gjëra të jashtëzakonshme vetëm që të përjetoni kënaqësi sa më shumë. Nëse jeni në një lidhje, si ju ashtu edhe partneri do e dëgjoni me kujdes njëri-tjetrin dhe nuk do i kundërshtoheni. Ju beqarët nuk duhet të ndërmerrni shumë rreziqe vetëm që ta ndryshoni statusin sepse do pendoheni më vonë. E rëndësishme për t’u thënë është që statusi do ndryshoje deri në fund të muajit. Shëndeti për fat të mirë nuk do jetë problematik, përkundrazi edhe nëse keni pasur shqetësime do ndiheni më të qetë. Në planin financiar do keni vështirësi të shumta për ta mbajtur situatën të stabilizuar pasi do jeni të detyruar të shpenzoni për gjera jetike. Në punë nuk duhet të ndaleni edhe sikur t’iu dalin sfida të vështira. Gjithçka mund te kalohet.

AKREPI

Jeta familjare nuk do ecë shumë mirë gjatë këtij muaji dhe kjo gjë do ju mërzitë herë pas here. Mundohuni të flisni hapur për gjithçka ne mënyrë që të mos keni hatërmbetje më vonë. Jeta në çift, gjysmën e muajit, do jetë e trazuar dhe nuk do mungojnë as debatet. Partneri nuk do dijë si të sillet me ju sepse do ju ndryshojë shpesh humori. Ju beqarët do realizoni disa takime, por nuk do arrini dot të filloni një lidhje të qëndrueshme. Do ju duhet të prisni edhe pak kohë. Gjendja shëndetësore do lërë për të dëshiruar. Mund të prekeni nga gripi, do keni temperaturë dhe nuk do ndiheni në formën e duhur. Në planin financiar do jeni më të motivuar dhe do arrini ta kontrolloni veten për sa ju përket shpenzimeve. Në punë do jeni kreativë dhe do bëni të pamundurën që të arrini atje ku dëshironi.

SHIGJETARI

Ky do jetë një muaj i paqëndrueshëm për të gjithë. Ju që jeni në një lidhje do keni komunikim të hapur me partnerin, por kjo herë do ndikojë për mirë e herë për keq. Disa kohë do jeni pasionante dhe do i shprehni ndjenjat dhe herë të tjera do debatoni dhe do këmbëngulni se keni të drejtë. Ju beqarët do e keni shumë të vështirë të joshni sidomos 15 ditët e para të muajit. Do i vini re pafund defektet e të tjerëve dhe nuk do bindeni. Fatmirësisht javët e fundit do ndryshoni mendim dhe sjellje. Gjendja shëndetësore do lërë për të dëshiruar. Nuk do jeni aq energjike sa më parë dhe stresi mund të japë edhe probleme të tjera. Në planin financiar do jetë një sfidë shumë e madhe rregullimi i të ardhurave. Do mundoheni, por nuk është e sigurt nëse do ja dilni mbanë. Në punë do keni përballje të forta me kolegët dhe shefat, por nuk do tërhiqeni.

BRICJAPI

Ky nuk ka për të qenë muaji më i mirë për ju, megjithatë do mund të zgjidhni disa çështje vërtet të rëndësishme që do ju ndihmojnë të avanconi. Nëse jeni në një lidhje mundohuni të ruani përherë qetësinë dhe t’ia plotësoni qejfet partnerit tuaj. Do ndiheni edhe vetë shumë më mirë. Besojini atij edhe disa brenga që ndieni. Ju beqarët mirë do jetë të pranoni çdo ftesë që do ju bëhet sepse mund të takoni personin që keni pritur prej kohësh. Shëndeti do jetë i mirë. Do ndiheni plot gjallëri dhe do dini ta dëgjoni trupin tuaj. Shqetësimet e mëdha thuajse do mungojnë. Në planin financiar Urani do ketë ndikim pozitiv që në datën 5 dhe do ju bëjë të hidhni hapa të rëndësishme. Buxheti juaj do përmirësohet pafundësisht. Në punë do jeni gjithë kohës në aksion dhe do i rregulloni edhe problemet që keni pasur.

UJORI

Gjatë këtij muaji duhet të bëni shumë kujdes me sjelljen. Mos bëni çdo gjë sipas mendjes suaj pa pyetur ata që ju rrethojnë dhe që ju duan të mirën. Nëse jeni në një lidhje dëgjojini me kujdes këshillat që ai do iu japë partneri sepse gjithçka ai e bën nga dashuria që ka për ju. Tregohuni edhe pak më tolerantë. Për sa iu përket ju beqareve, ka mundësi të mos e gjeni as këtë muaj personin që po kërkoni. Mundohuni të dilni më shpesh me miqtë që të mos ndiheni vetëm. Shëndeti do fillojë të përmirësohet ndjeshëm. Do i rifitoni energjitë dhe do jeni më dinamikë. Në planin financiar duhet të hidhni çdo hap me maturi. Edhe pse financat do jenë përgjithësisht të qëndrueshme nuk duhet të shpenzoni pa masë. Në punë do jetë një muaj i ngarkuar dhe i lodhshëm. Mos e lëshoni veten sepse mund t’ia dilni mbanë me pak përpjekje.

PESHQIT

Ky muaj do jetë kryesisht i favorshëm për plotësimin e dëshirave më të mëdha. Nëse jeni në një lidhje do kaloni një periudhë mjaft të qëndrueshme edhe pse herë pas here mund të debatoni me partnerin. Asgjë nuk do e prishë ambientin që do krijohet. Ju beqarët do jeni tepër të veçantë. Një person interesant mund të ndeze edhe tek ju zjarrin e pasionit dhe gjërat do ndryshojë shpejt. Shëndeti nuk do jetë problematik, por yjet këshillojnë të çlodheni e të relaksoheni më shpesh. Kujdes me punët e tepërta. Në planin financiar mos u tregoni shumë të sigurt në vetvete sepse do bëni gabimin më të madh. Kontrolloni çdo shpenzim që do bëni. Në punë do i shihni gjërat më qartë dhe do afroheni shumë me qëllimet që i kishit vënë vetes. Mos i braktisni projektet që keni nisur.