Konfirmohen dy opinionistët e “BBVA Fan Club”
“Big Brother VIP Fan Club” vjen këtë sezon me dy opinionistë të rinj që do të sjellin analizat dhe komentet më pikante për ngjarjet brenda shtëpisë së famshme.
Nën moderimin e Heidi Bacit, programit i ribashkohet Ronaldo Sharka, një emër i njohur për ndjekësit e formatit. Ndërkohë, për herë të parë, rolin e opinionistes do ta marrë Shqipe Hysenaj, duke sjellë një perspektivë të re në diskutimet mbi dinamikën e lojës.
Kjo dyshe pritet të jetë qendra e vëmendjes për të analizuar dhe komentuar zhvillimet, lojërat strategjike dhe marrëdhëniet mes banorëve të këtij edicioni, duke i mbajtur fansat të lidhur pas ekranit.
Fraksion.com