Rama: Linçimi publik i kryetarit të Bashkisë është i neveritshëm! I cënohet dinjiteti dhe jeta familjare nga…
Kryeministri Edi Rama ka folur në konferencën e fundvitit me gazetarët edhe në lidhje em paraqitjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në Prokurorinë e Posaçme.
Ai u shpreh se lincimi publik është i neveritshëm dhe se Veliajt i cënohet jeta familjare nga gjyqi publik që po i bëhet.
“Përkohësisht di qe Veliajt i cënohet jeta e tij familjare nga gjyqi publik i bërë nga të gjithë ata që janë angazhuar në të. I cënohet dinjiteti nga prokurorë e gjykatës të ulur nëpër klube mediatike apo të fshehur pas ekraneve të portaleve. Këtë e di me siguri! Lincimi publik është i neveritshëm, kërkimi i gijotinës për të është skandaloz!”, tha mes të tjerash ai.
Fraksion.com