Proda urdhëron shlyerjen e pagesave të prapambetura për efektivët e Policisë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda nxori sot urdhrin për Departamentin për Shërbimet mbështetëse në DPPSH, për të gjitha njësitë buxhetore në Policinë e Shtetit që brenda ditës së sotme të kalojnë në thesar pagesat e prapambetura të punonjësve të Policisë.
“Brenda ditës së sotme, çdo njësi buxhetore në Policinë e Shtetit, të kalojë në thesar pagesat e prapambetura të punonjësve të Policisë. Çdo vonesë ju ngarkon me përgjegjësi”, thanë burime nga Policia.
Bëhet fjalë për orët suplementare, orët e natës, dietat e prapambetura, lekët e ushqimit, e çdo pagesë e prapambetur.
Nga të gjitha njësitë buxhetore prej mëngjesit të sotëm po kryhen veprimet me thesarin për të kaluar pagesat.
Urdhri i Prodës nuk ka lidhje me shpërblimet e miratuara për festat e Fundvitit.
1.5 miliardë lekë është shuma që ka kaluar me Akt Normativ i cili ka dalë në sistem ditën e premte.
Fraksion.com