Ekspozita “Dhjetori i tretë”, Berisha: Homazh për Aleancën për Teatrin
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë sot në ekspozitën “Dhjetori i tretë”, një aktivitet që u organizua në ambientet e selisë blu, nga departamenti i talenteve të reja pranë kësaj force politike, “Brain Gain”.
Berisha në fjalën e tij, tha se “kjo ekspozitë është një homazh edhe për Aleancën për Teatrin. Është një homazh i merituar, sepse këta artistë, këta punonjës, ky grup mbrojti me çfarë kishin në dorë një monument të trashëgimisë sonë kulturore, mbrojti teatrin si simbol të kombit. Zgjodhi protestën për të mbrojtur atë institucion ku, këta dhe paraardhësit e tyre kishin derdhur të gjithë talentin. Këta artistë vazhduan betejën, jo vetëm me, të themi me fjalime, por vazhduan me protesta të fuqishme”, u shpreh Berisha.
Lideri demokrat, vijoi më tej me akuza ndaj kryebashkiakut Veliaj. Berisha tha se Veliaj po përpiqet që “të fitojë ndonjë azil politik për linçim dhe për akte të tjera imagjinare, në një kohë kur vendin e ka aty ku e kanë ata që kanë kryer krime të shumëfishta. Të mbyllësh vitin me një aktivitet të tillë artistik, një ekspozitë veprash të artistëve guximtarë, kjo është shumë e çmuar dhe e guximshme”.
Fraksion.com