Rozana Radi ka shpërthyer në lot pas komenteve të ashpra dhe denigruese të Jozit në lidhje me talentin dhe moralin e saj. Gjatë një bisede me Aldon, Jozi ka shprehur kritika të rënda ndaj këngëtares, duke e cilësuar atë si një këngëtare që stonon dhe që është “kokërra e dallaveres”. Ai ka theksuar se Rozana është një “nul”, një këngëtare që ka fituar festivale, por nuk ka asnjë vlerë si këngëtare live.
“Kur nis të flas, ose e prek në pikën më të keqe ose nuk flas fare. E njoh personalisht prej 25 vitesh, që kur ka qenë ajo andej. Dëgjo këtu çfarë po të them, kërkon falje urgjentisht dhe përulu para meje se nëse them unë diçka për ty, ti lut zotin që të dalësh pa u bërë 24 orë. Janë sekrete që nuk i di asnjë. U cua një natë dhe i thashë që kam kënduar 5 orë live dhe më tha sjanë asgjë. Nuk mundet të më tregojë ajo mua live-t, kjo nuk është as këngëtare live, kjo është stonaturë… Kjo është ulur në lloj e lloj karrige, e ka fituar festivale… rrjedh nga një familje ok, por kjo është nul. Është kokërra e dallaveres, është nga ato bundrat që ka bërë hundët, buzët, mollëzat, vetullat dhe të gjitha”, ka thënë Jozi.
Pas këtyre komenteve, Rozana ka reaguar me zemërim dhe ka kërkuar largimin e saj nga shtëpia e Big Brother. Ajo është shprehur se është e turpëruar që ndan shtëpinë me dikë që ka një nivel të tillë të sjelljeje. “Më vjen turp që e ndaj shtëpinë me këtë lloj niveli. Dua ta pyes Jozin, ku më njeh, si më njeh, a e di ky që kam një person jashtë që më pret. A mendon ky që kam një motër, një familje aty jashtë? A i vjen turp, a ka motër, a ka nënë ky? Është i vetmi djal i shtëpisë që nuk kam shkëmbyer asnjë fjalë të keqe, e kam dashur dhe kam qeshur me të dhe ja si ta shpërblen.”
Në një moment emocional, Rozana kërkoi ndihmën e Ledionit dhe shprehu dëshirën për të dalë nga shtëpia. “Ledion, të lutem unë kërkoj të dalë sot. Kërkoj falje… Mua që ditën që më ka vdekur im at nuk kam lejuar asnjë mashkull të më shkel me këmbë, kam punuar vetë, ja kam arritur vetë këtë që jam sot, asnjë mashkull nuk ka guxuar të ngrerë gishtin ndaj meje dhe të thotë që këtë e kam bërë unë. Kam mbetur pa bukë, pa cigare dhe nuk ja kam shtrirë dorën askujt. Kështu që nuk e duroj dot këtë pesh mbi trup sepse kam një person jashtë që është 12 vjet me mua, të cilin nuk e dëgjova kur erdha për të bërë një lojë këtu. Dhe nuk ja toleroj vetes që të hedh poshtë 12 vite të jetës time për një djalë që nuk e di çfarë është të kesh një nënë në shtëpi. Kështu që unë sot kërkoj publikisht të lë shtëpinë e Big Brother.”
Me ndërhyrjen e Ledionit dhe opinionistëve ajo vendosi të vijonte garën.
Fraksion.com