Papa Françesku hapi sot “Derën e Shenjtë” për të përuruar Jubileun e Shpresës 2025
Papa Françesku hapi “Derën e Shenjtë” të Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan për Vitin Jubilar të Shpresës 2025, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve e Vatikanit të martën mbrëma.
Jubileu, një ngjarje historike që zhvillohet çdo 25 vjet, do të përfundojë me mbylljen e Derës së Shenjtë më 6 janar 2025, në “Solemnitetin e Epifanisë së Zotit”.
Origjina e zakonit shkon tek Papa Martin V, i cili, për Jubileun e Jashtëzakonshëm në 1423, hapi një derë të shenjtë për të hyrë në Bazilikën Laterane në Romë.
Në Bazilikën e Shën Pjetrit, kjo traditë filloi për herë të parë për jubileun e vitit 1450.
Sipas traditës biblike, viti jubilar është një vit i veçantë i faljes së mëkateve, borxheve dhe faljes universale.
Tema e vitit jubilar 2025 do të jetë “Pelegrinët e Shpresës”
Fraksion.com