Këto fjalë po e bëjnë marrëdhënien tuaj më të vështirë!
Kemi ditë që nuk jemi në formën tonë më të mirë, me ose pa arsye. Këto janë ato ditë tek të cilat mund të themi fjalë të pa menduara mirë, por që mund të japin një ndikim negativ në marrëdhënie. Sidomos nëse e kemi për natyrë të jemi përsëritës.
Për këtë arsye ne po vendosim në vëmendje 6 fraza që duhet t’i shmangni në çift. Më mirë kafshoni gjuhën ose numëroni deri në 10, sa t’ju ikë inati dhe më pas kthejini përgjigje partnerit.
Fraza që zhvlerësojnë ndjenjat e partnerit
Fraza që flasin për indiferencë
Nëse një nga partnerët nuk do t’ia dijë se çfarë po ndodh me tjetrin, kjo do të thotë se ata janë drejt ndarjes. Mos thoni fjalë që tregojnë indiferencë. Dëgjoni veten dhe diskutoni se si ndiheni me partnerin.
Frazat e krahasimit
Mos e krahasoni kurrë partnerin tuaj me partnerët e miqve tuaj. Kjo gjë duhet të ndodhë vetëm atëherë kur krahasimi është në favorin e tyre. Në vend që të merrni dikë si shembull, përqëndrohuni totalisht tek partneri juaj: gjërat pozitive të tij.
Fraza me përgjithësime
Mundohuni të shmangni frazat që përmbajnë përgjithësime si “gjithmonë”, “kurrë” dhe “vazhdimisht”. Duke përdorur këto fjalë, fajësoni partnerin tuaj për problemet e djeshme, të sotmet dhe ato të nesërmet. Është shumë më efektive të përqendrohesh në të tashmen, të kërkoni një zgjidhje së bashku dhe të hiqni dorë nga pozita akuzuese. Flisni për ndjenjat tuaja. Kjo ndihmon partnerin tuaj për të dëgjuar dhe kuptuar.
Fjalët që shkatërrojnë vetëvlerësimin e partnerit tuaj
Të gjithë njerëzit pa përjashtim kanë nevojë për një vetëbesim të qëndrueshëm dhe fjalët që e degradojnë atë janë traumatike për të gjithë. Nëse thoni fraza si: “Ju e quani veten njeri?” ose “Kush do t’ju dojë?” ose “Askush, përveç meje nuk do të dojë”, do ta shkatërrojnë marrëdhënien tuaj. Herët a vonë, partneri do të shkojë tek dikush që e do dhe e vlerëson ashtu siç ai është. A është ky qëllimi yt?
Fraza me kërcënime
“Dua të ndahemi”, “do iki nga ti”, “do kthehem tek nëna ime”. Nëse nuk keni ndonjë arsye të fortë për t’i thënë këto, mos i thuaj kurrë për dy arsye. Së pari është një manipulim që synon të arrijë diçka nga partneri dhe, së dyti, këto fjalë mund të çojnë në ndarje. Kjo, ndoshta, nuk ka qenë pikërisht ajo që doje.
Fraksion.com