Festat e fundvitit, pamje magjike nga qendra e Tiranës
Kryeqyteti, Tirana është zbukuruar për festat e fundvitit.
Siç shikohet në fotot, qendra e Tiranës ndriçon nga dritat plot me ngjyra.
Pamjet tregojnë qendrën e Tiranës nga lart, ku shfaqet një panoramë fantastike, ndërkohë që qytetarët kanë mbushur sheshin “Skënderbej”, ku shijojnë ushqimet tradicionale dhe jo vetëm, shijojnë muzikë dhe argëtohen në lojërat e vendosura nga Bashkia e Tiranës.
Po ashtu gjatë mbrëmjeve ofrohet dhe koncert muzikor me të ftuar speciale në skenën e ngritur pranë Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Fraksion.com