Festat në dëborë, rriten prenotimet në qytetin e Korçës
Korça edhe këtë fundvit është një prej destinacioneve më të preferuara për pushuesit. Rezervimet për Krishtlindje dhe Vitin e Ri nisën prej nëntorit dhe tani strukturat akomoduese janë rezervuar thuajse plotësisht.
Qendra e qytetit nga sheshi para katedrales deri tek pazari i vjetër dhe po ashtu bulevardet kryesore e tyre mund të përshkohen legtësisht në këmbë falë distancave të vogla për të shijuar dekorin e veçantë që përcjell më së miri ndjesinë festive.
Krahas atmosferës festive të qytetit ajo çfarë mbetet një alternativë për të bërë më argëtuese por edhe çlidhëse ditët e pushimit është vizita në fshatrat turistikë të Dardhës apo Voskopojës që renditen ndër destinacionet më të preferuara për turizmin e bardhë.
Në vigjilje të Krishtlindjes operatorët turistikë tregojnë se këtë vit kërkesat për të festuar në Korçë kanë qenë të larta ndërsa ndajnë tregojnë se cilat janë disa nga gatimet e preferuara tradicionale për pushuesit.
Në qytetin e Korçës dhe fshatrat turistikë janë 83 hotele dhe 66 bujtina me kapacitet akomodues për gati 4000 persona të cilat janë të rezervuara deri në ditët e para të janarit.
Fraksion.com