AktualitetTë fundit

Detaje të reja nga krimi në Sarandë, gjithçka nisi nga një konflikt mes çiftit, 49-vjeçarja vuante

Saranda është tronditur sot nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Metoq, ku një 49-vjeçare ka vrarë bashkëshortin me sëpatë.

Gazetarja Shpresa Dine raporton se gjithçka ka nisur nga një konflikt mes çiftit, por duket se gruaja ka pritur që 55-vjeçari të flinte për t’i marrë më pas jetën.

Mësohet se çifti Tahiraj kishin 3 vajza, dy prej të cilave të martuara.

Dyshohet se autorja Elvira Tahiraj vuante nga probleme të shëndetit mendor.

 

Fraksion.com